Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Thasë me monedha 2 euroshe false, 6 të arrestuar

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 12:33 | Kosova

Thasë me monedha 2 euroshe false, 6 të arrestuar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka vënë në pranga 6 persona nën akuzën e falsifikimit të kartmonedhave.

Të arrestuarit, 3 prej të cilëve nga Maqedonia e Veriut, kishin të zgjedhur të falsifikonin monedha 2 euroshe, duke qenë se askush nuk i vinte re ato për vërtetësinë e tyre.

Gjatë operacionit, atyre iu sekuestrua një sasi e madhe monedhash 2 euroshe false që pas numërimit rezultoi të ishin 85 mijë euro.

“Prokuroria Speciale njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë (6) persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit  kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy (2) €uro të falsifikuara”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli