Nga Parma drejt Romës për marrëveshjen e kokainës, arrestohen tre persona, mes tyre edhe një shqiptar

Nga A2 CNN
28 Korrik 2026, 17:58 | Rajoni & Bota

Nga Parma drejt Romës për marrëveshjen e kokainës,

Një shtetas shqiptar, i ardhur nga Parma, është vënë në pranga nga policia italiane në kuadër të një operacioni kundër trafikut të kokainës, i cili çoi në arrestimin e tre personave.

Sipas hetimeve të Skuadrës Mobile, shqiptari dyshohet se kishte udhëtuar nga Parma drejt zonës së Palombara Sabina, në metropolin e Romës, për të përfunduar një marrëveshje për drogë.

Operacioni policor zbuloi një ambient të përshtatur si laborator i paligjshëm për përpunimin dhe paketimin e kokainës, si dhe një automjet me një ndarje të fshehtë, të krijuar posaçërisht për të fshehur rreth 1 kilogram kokainë.

Efektivët e policisë ndërhynë në një zonë të izoluar rurale, ku gjetën personat e dyshuar brenda një banese. Tre personat, përfshirë edhe shtetasin shqiptar, u arrestuan për veprat penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos