
Ndahet nga jeta ne mënyrë të beftë profesor Artan Pogoni, në moshën 54-vjeçare, pas një arresti kardiak gjate pushimeve në qytetin e Vlorës, raporton A2 CNN.
Pogoni ka qenë një ndër personalitetet e sportit të volejbollit dhe jo vetëm.
Ai ka shkëlqyer, si drejtues i lartë sporti, si trajner ka lënë gjurmë në volejbollin e femrave.
Gjithashtu mbante postin e Shefit të Departamentit të Sportit në Universitetin Barleti dhe ishte opinionist i shquar ne shume studio televizive dhe shume shpesh prezent në A2 CNN. (A2 Televizion)