Serbia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Kosova, Vuçiç: Nuk do ta njohim kurrë pavarësinë

Nga Erjon Dervishi
10 Qershor 2026, 19:20 | Kosova

Serbia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Kosova,

Serbia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Kosova, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga Perëndimi. Sipas Aleksandar Vuçiç, Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, edhe nëse kjo do të ishte një parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian apo për zhbllokimin e së ardhmes së saj ekonomike. Këto deklarata Vuçiç i bëri për median e njohur amerikane Fox News.

Ai tha se bashkëpunimi ekonomik dhe marrëdhëniet më të mira politike duhet t’u paraprijnë çështjeve të statusit.

“Nuk po them se jam gati të shkel Kushtetutën e vendit tim. Gjithmonë kam qenë i hapur për bisedime ose zgjidhje kompromisi, gjithmonë kam qenë i hapur për zhvillimin e lidhjeve të shkëlqyera ekonomike dhe padyshim lidhjeve shumë më të mira politike. Por nuk po flas për njohjen e pavarësisë së askujt”, u shpreh Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia mund të vazhdojë të qëndrojë mes Lindjes dhe Perëndimit në një botë gjithnjë e më të përçarë, Vuçiç hodhi poshtë tezën e domosdoshmërisë së zgjedhjes së anëve.

Ai përmendi vizitën në Kinë si shembull, si dhe bisedimet midis presidentit amerikan Donald Trump dhe Pekinit. Sipas tij, këto janë shembuj të diplomacisë pragmatike të udhëhequr ekskluzivisht nga interesat kombëtare dhe përfitimet ekonomike për kompanitë e tyre. I njëjti pragmatizëm, sipas tij, është i nevojshëm edhe për zgjidhjen e konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, me mesazhin se është gjithmonë më mirë “një mijë ditë negociata sesa një ditë luftë”.

Vuçiç theksoi se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë pësuar një transformim gjatë mandatit të presidentit Donald Trump dhe se ky ndryshim ka ndikuar në perceptimin publik në një vend ku kujtimet e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 janë ende të forta.

Ai shtoi se mbështetja për Shtetet e Bashkuara është rritur gjatë mandatit të Trump dhe e ftoi presidentin amerikan të vizitojë Beogradin. Vuçiç vlerësoi gjithashtu qasjen e Trump ndaj Ballkanit, duke thënë se fokusi i administratës së tij është te bashkëpunimi ekonomik dhe jo te presioni politik, gjë që, sipas tij, ka gjetur mbështetje te shumë qytetarë serbë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos