“Osmani humbet shansi për Presidente”, analiza e ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare  

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 09:44 | Kosova

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi duke komentuar zgjedhjet e Kosovës në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, mendon që Vjosa Osmani e ka humbur shansin për të qenë sërish Presidente e Kosovës. Sipas Laçit, Osmani e provoi fatin e saj politik dhe rezultati tregoi që ai ishte pensionimi i parakohshëm.

“Vjosa Osmani e provoi fatin e saj politik dhe fati i saj politik ishte pensionimi i parakohshëm. Kjo për shkak të një sentimenti që kishte Vjosa Osmani me kolltukun e Presidentit dhe rolet e larta që i ishin ofruar, mbase edhe nga padijenia e qytetarëve të Kosovës, në raport me çfarë përfaqësonte znj.Osmani, u kthye në një sensacion, por sigurisht herët a vonë edhe politikanët më të mëdhenj kanë treguar se kanë një farë dobësie sa i përket kolltukut, dhe e konsideroi çështjen e politikbërjes jo si shërbim ndaj popullit, por si shpërblim ndaj interesit të saj politik, dhe populli e dënoi me votë, dhe tashmë Osmani s’ka asnjë kartë për t’iu imponuar Kurtit, as Abdixhiku që është kthyer në një Lulzim Basha të Shqipërisë. Eksperimenti i Vjosa Osmanit për t’u shkëputur nga roli i Presidentit, për të shkelur Kushtetutën dhe për t’u hedhur sërish në LDK, populli ka kuptuar që ka diçka që s’shkon me karakterin e saj”, shprehet Laçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos