
Ka nisur sot votimi i diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ku qytetarët e regjistruar jashtë vendit po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përfaqësitë diplomatike të vendit.
Procesi i votimit po zhvillohet në 30 qendra votimi në total, të shpërndara në 17 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës në 18 shtete të ndryshme, shkruan A2CNN.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, procesi ka filluar fillimisht në Ankara dhe Stamboll, ndërsa më pas është shtrirë në 24 përfaqësi diplomatike të tjera në Evropë.
Në total, votimi po zhvillohet në 25 nga 30 përfaqësitë ku është parashikuar organizimi i tij.
(A2 Televizion)