Kosova mban zgjedhjet parlamentare të dielën, të tretat në vetëm 16 muaj, pasi partitë politike dështuan të arrinin kompromis për zgjedhjen e presidentit. 22 parti politike dhe 3 koalicione janë regjistruar për pjesëmarrje, ndërsa 902 kandidatë garojnë për 120 vendet e parlamentit.
Asnjë sondazh nuk është publikuar rishtazi në Kosovë, por analistët parashikojnë një tjetër fitore të Vetëvendosjes, partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. E megjithatë, atij do ti duhet të arrijë një kompromis me opozitës për të siguruar 2/3 e votave në nevojshme për të zgjedhur presidentin e ri.
Partia e Kurtit fitoi me 51.1 për qind të votave zgjedhjet e kaluara në 28 dhjetor, por ai nuk arriti dot dakordësi me partitë e tjera mbi emrin e kandidatit për postin e presidentit. Eugen Cakolli, studiues në Insitutin demokratik të Kosovës tha se partia e Kurtit do të duhet të marrë më shumë se 60 për qind të votave për të siguruar zgjedhjen e kandidatëve të preferuar për kryetar të parlamentit dhe president, duke shtuar se ky është një skenar i pamundur.
Fushata aktuale zgjedhore u shënjua jo vetëm nga kompeticioni i zakonshëm elektoral me partive rivale politike, por edhe nga përplasja e dy ish aleatëve më të rëndësishëm të skenës politke të viteve të fundit, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ish presidentes Vjosa Osmani, e cila garon me LDK, si kryesuese e Listës dhe kandidatja e kësaj partie për president. Be u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë, të krijojnë insitucione të forta dhe të përmbushin reformat e nevojshme për t’iu bashkuar bllokut.
BE mund ta mbështesë Kosovën por nuk mund të bëjë detyrat e shtëpisë për të.
Rreth 2.1 milionë votues janë të regjistruar më shumë se popullsia rezidente e Kosovës prej 1.6 milionë banorësh. Kjo vjen për shkak të diasporës së madhe kosovare, e cila është e përqendruar kryesisht në Evropën Perëndimore dhe zakonisht mbështet partinë e Kurtit. Shumë qytetarë të Kosovës thjesht dëshirojnë stabilitet politik. (A2 Televizion)