Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, kush është 37-vjeçari i plagosur, dalin detaje

Nga Edi Ruçi
4 Qershor 2026, 23:44 | Kronikë

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, kush

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur sot në mbrëmje në fshatin Sevaster të Vlorës.

Burime bëjnë me dije për A2CNN se i plagosuri është 37-vjeçari Shpati Kamberaj, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Sipas informacioneve paraprake, Kamberaj ka marrë një plumb në pjesën e femurit, në njërën këmbë. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, 37-vjeçari është transportuar fillimisht nga familjarët e tij deri në fshatin Kotë, ku është marrë nga një ambulancë dhe është dërguar drejt spitalit.

Pas mbërritjes në spital, ai është futur në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e plagës së marrë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e mundshëm.

Deri më tani, nuk ka ende informacion mbi motivet e plagosjes.

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, kushTë shtënat me armë zjarri në Vlorë, kush (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos