Ish-prokurori Ervin Karanxha komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku 43-vjeçari Violand Braçellari dyshohet se vrau efektivin e policisë Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Edison Adri.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Karanxha theksoi se efektivët duhet të kishin kthyer pas, pasi automjeti i tyre u prish dhe i la në rrugë.
Po ashtu ish-prokurori ngre pyetjen përse nuk u përdorën dronët për monitorim, duke shtuar se ato nuk duhen përdorur për protesta.
“Duhen parë veprimet që në momentin e prishjes së makinës. Për mendimin tim ata duhet të ishin kthyer mbrapsht ose të thërrisnin kompetentët, të thërrisnin RENEA-n. Vet RENEA ka dështuar katër herë. Dronët e famshëm duhet të ishin aty, jo te protesta, mund të ishte monitoruar nga ajri. Pra dronët sot neve diskutohet për kjo është inteligjenca që duhet të kemi. Policia e shtetit nuk paska dron për të për të identifikuar, për të lokalizuar dron. Tamam. Jo dron tenderi që i mbaron bateria", tha ish-prokurori.
"Prandaj gjërat duhet parë me kujdes. Njerëzit s'duhet të nguten aq më tepër punonjësit e policisë dhe në polici duhet të investohet. Jo me fjalë. Më mirë mos ishte kapur të ishin kthyer, se ai në fshat ka qenë. Habitem si s’ka shkuar IKMT-ja se ka pasur ndërtim, siç shkuan në Theth”, shtoi Karanxha. (A2 Televizion)