Dyshohet se vrau dhe fshehu kufomën e Klevis Lleshit, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Nga A2 CNN
6 Qershor 2026, 11:07 | Aktualitet

Dyshohet se vrau dhe fshehu kufomën e Klevis Lleshit, ekstradohet nga

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë 44-vjeçari Sajmir Kolaveri, i cili akuzohet për përfshirje në një vrasje të ndodhur në vitin 2020 në zonën e Mamurrasit.

Sipas autoriteteve, Kolaveri dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal në ekzekutimin e shtetasit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur më 5 gusht 2020 dhe e motivuar për gjakmarrje. Pas krimit, ai dyshohet gjithashtu se ka marrë pjesë në transportimin dhe fshehjen e trupit të viktimës në fshatin Shpërdhet.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte vendosur më herët ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për një sërë veprash penale, përfshirë “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje ose asgjësim kufome”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal.
Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e një shtetasi, më datë 05.08.2020, për gjakmarrje, dhe për fshehjen e kufomës, në Mamurras.

Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The ëanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit:

-Sajmir Kolaveri., 44 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 25.09.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 05.08.2020, shtetasi S. K. ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e shtetasit K. Ll., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos