Edhe në Korçë protestë kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbushin Bulevardin

Nga A2 CNN
5 Qershor 2026, 19:50 | Aktualitet

Edhe në Korçë protestë kundër projektit në

Protestë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec është zhvilluar edhe në Korçë, ku qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar Bulevardin kryesor të qytetit.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë kënduar dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të lënë lokalet dhe t'u bashkohen protestës.

Protestuesit kanë shpalosur pesë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë, duke deklaruar se nuk pranojnë dialog me kryeministrin Rama, por kërkojnë largimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos