
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.
Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushta e sende të forta, shkruan A2CNN.
Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas, ndërkohë mësohet se në spitalin e Sarandës ka shkuar i plagosur pas këtij sherri Aleksandër Muçodemi 18 vjeç, shkruan A2CNN.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)