Bie pa ndjenja në fushë, Christian Eriksen “driblon” vdekjen për herë të dytë

Nga Dea Kozma
8 Qershor 2026, 10:37 | Futboll

Bie pa ndjenja në fushë, Christian Eriksen “driblon”

Momente paniku për Christian Eriksen. Fantazisti danez “dribloi” për herë të dytë vdekjen. Futbollisti ra pa ndjenja në tokë gjatë miqësores Danimarkë-Ukrainë, por për fat të mirë këtë herë lojtari u përmend shpejt, shkruan A2 CNN. Pesë vite pas atyre pamjeve dramatike kur ra pa ndjenja gjatë ndeshjes me Finlandën, në “Euro2021”, Eriksenit iu rikthye ai makth.

Në minutën e 65, nga pamjet duket se lojtari vendos dorën në zemër dhe më  pas bie në tokë duke alarmuar lojtarët e të dy skuadrave dhe stafet mjekësore që ndërhynë me shpejtësi. Danezi reagoi shpejt, madje këtë herë u çua me këmbët e tij duke iu drejtuar në mënyrë të vetëdijshme ambulancës, për t’u shtruar më pas në spital.

Që nga viti 2021, kur Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë dhe iu dha ndihma e parë me reanimacion kardiopulmonar, atij iu vendos një defibrilator i implantuar në zemër dhe u rikthye në futboll profesional vetëm disa muaj më vonë. Federata daneze e futbollit me anë të një reagimi sqaroi se: “Christian Eriksen është i vetëdijshëm, është mirë”, ndërkohë, dy skuadrat vendosën që miqësorja të ndërpritej ndërsa thërrisnin me tifozët emrin e Christian Eriksen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos