Inflacioni në prill arrin nivelin më të lartë që nga janari 2024

Nga Marjo Brakaj
8 Qershor 2026, 11:25 | Ekonomi

Inflacioni në prill arrin nivelin më të lartë që nga

Inflacioni, treguesi i ndryshimit të çmimeve përballë zhvlerësimit të lekut, në muajin prill ishte 3 për qind, raporton A2 CNN. Karburantet, ushqimet dhe pijet dhanë kontributin kryesor në këtë ecuri.

Ky është niveli më i lartë në 29 muaj, që nga janari 2024, kur treguesi ishte 3.4%. Edhe në prill, inflacioni kishte kërcyer në 2.7%.

Niveli i inflacionit ka arritur në objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi në takimin e fundit me FMN-në se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar t’i ofrojë ekonomisë shqiptare kushte të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv, duke ndjekur një përqasje të kushtëzuar nga informacioni i ri dhe duke adresuar pasiguritë mbi ecurinë e ekonomisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos