
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Ervin Hodaj, në një konferencë për mediat bëri me dije se është arrestuar Elton Beqiri, autori i dyshuar i plagosjes në Shijak.
“Së pari duke marrë shkas në lidhje me plagosjen në Shijak, është bërë kapja e autorit dhe arrestimi i tij për ‘plagosje e rëndë me dashje’. Ka qenë një angazhim i të gjithë forcave. Një nga metodat e policisë ka qenë edhe bashkëpunimi me familjarët. Nuk pati rezistencë gjatë arrestimit”, tha Hodaj.
Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e së dielës në Shijak në lagjen “Laguna”, ku deri më tani dyshohet për konflikt për motive të dobëta. (A2 Televizion)