Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit, 4 të plagosur

Nga Edi Ruçi
26 Korrik 2026, 08:54 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën

Një viktimë dhe katër të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur në Vlorë. Një furgon me punonjës ka humbur kontrollin në orët e para të mëngjesit në aksin Vlorë–Llogara, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht, siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga A2. Për nxjerrjen e të plagosurve, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave të furgonit, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë pjesë të sediljeve.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos