Pas humbjes me Izraelin, nuk ka pushim për kuqezinjtë pasi miqësorja e radhës do të jetë të shtunën përballë Luksemburgut. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ekipi i drejtuar nga stafi teknik u stërvit i ndarë në dy grupe. Grupi i lojtarëve që u aktivizuan mbrëmë zhvilloi një seancë rikuperimi, ndërsa lojtarët me pak ose aspak minuta u stërvitën normalisht.
Përsërisht shqetësime ka për sulmuesin Myrto Uzuni, i cili nuk u stërvit me ekipin, pasi po vlerësohet gjendja e tij pas situatës gripale që kaloi.
Ndërkohë, përveç tij, Anis Mehmeti ka kaluar një gjendje gripale gjatë natës dhe gjendja e tij pritet të vlerësohet nga stafi mjekësore në orët në vijim.
Te premten, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin Arena Kombëtare në orën 17:30 për ti dhënë fund përgatitjeve për Luksemburgun.
Miqësorja Shqipëri-Luksemburg do të luhet të shtunën në orën 20:00 në kryeqytet. (A2 Televizion)