All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Raportime kontradiktore, talebanët festojnë rënien e Panjshirit, rezistenca mohon

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 21:41 | Bota
All - Paragraf - 1

Tre burime të ndryshme nga talebanët raportuan të premten se militantët islamikë kanë marrë tashmë kontrollin e Luginës së Panjshir, e cila konsiderohej si bastioni i fundit i rezistencës ndaj tyre.

Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërkohë lideri i lëvizjes anti-talebane mohon që një gjë e tillë të ketë ndodhur.

All - Paragraf - 3

“Falë Allahut tashmë kemi kontrollin në të gjithë Afganistanin. Ata që shkaktonin probleme janë mundur dhe Panjshir është nën komandën tonë”, deklaron një komandant i talebanëve.

Të dhënat janë kontradiktore, por në Kabul kanë shpërthyer festimet nga talebanët dhe rrjetet sociale janë mbushur me postime për rënien e Panjshir.

Pak më herët, një gazetar i huaj postoi një video në Twitter ku shfaqet zv/presidenti Amrullah Saleh, një nga liderët e forcave anti-talebane që shprehet që ndodhet ende në luginë.

All - Paragraf - 6

“Nuk ka dyshime që jemi në një situatë të vështirë. Jemi nën pushtimin talebanë, por ne e mbajtëm zonën, rezistuam. Rezistenca do të vazhdojë”, shprehet ai. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos