Reforma Zgjedhore, nuk ka marrëveshje mes palëve, Bylykbashi: PS ende jo e gatshme të lëshojë privilegjet

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 22:50 | Politikë
Reforma Zgjedhore, nuk ka marrëveshje mes palëve, Bylykbashi: PS ende

Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, dhe nuk është arritur një konsensus midis palëve.

Sipas Oert Bylykbashit të PD, “PS nuk ishte ende e gatshme për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme, dhe nuk donte të hiqte dorë nga privilegjet”.

https://a2news.com/2020/05/31/opozita-depoziton-propozimin-per-qeverine-kujdestare-te-zgjedhjeve/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Gjithsesi, përfaqësuesi i opozitës, duke falënderuar faktorin ndërkombëtar,  shprehu gatishmërinë e tij për të vijuar negociatat, që nga nesër, nëse plotësohen kushtet e lidhura për çështjen e identifikimit biometrik.

https://a2news.com/2020/05/31/rudina-hajdari-partite-deshtuan-i-mbyllen-deren-ambasades-amerikane/

Sipas Bylykbashit “biometrika është lidhur me administratën, nuk mund të jetë në kontrollin e PS Gjykata dhe KQZ. Kur të arrihet kompromis për këtë do të arrihet marrëveshje edhe për aspektet e tjera”.  

Sipas Rudina Hajdarit, tryeza e reformës zgjedhore ka dështuar “falë vizionit të ngushtë” të PD dhe PS, duke refuzuar sipas saj edhe mbështetjen e ambasadës amerikane.  

https://a2news.com/2020/05/31/gjiknuri-kemi-adresuar-edhe-parakushtet-por-nderkohe-na-jane-paraqitur-kerkesa-te-reja/

Ndërkohë, përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi se mazhoranca ka adresuar pjesën më të madhe të kushteve të opozitës, por mungoi konsensusi në ditën e sotme për shkak të një "cedimi të opozitës", e cila sipas tij shtoi disa kushte.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos