Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Rekorde negative, Katari vendi i parë që eliminohet nga Botërori

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 20:04 | Futboll

Sikur të mos mjaftonte rekordi negativ, si vendi i parë organizator i Kupës së Botës që humbi ndeshjen hapëse, Katari vendos një tjetër primat, për të cilin askush nuk do ta kishte zili. Përfaqësuesja e Gjirit Persik, bëhet ekipi i parë që eliminohet zyrtarisht nga eventi i vitit 2022, të cilin vendi i vogël e organizoi mes entuziazmit në botën arabe, por edhe polemikave e akuzave të perëndimit.

Barazimi i Ekuadorit me Holandën, e eliminoi “de juro” Katarin, që shpresonte te fitorja e skuadrës nga Amerika Jugore. Vetëm në këtë mënyrë, ata do të kishin shanse minimale në përballjen e fundit të grupit nga holandezëve.

Katari bëhet në këtë mënyrë shteti i parë organizator në historinë e Botërorit që eliminohet pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje në fazën e grupeve. Fillimisht ata u mposhtën ekuadorianët me rezultatin 2-0, teksa këtë të premte u dorëzuan edhe përballë Senegalit me rezultatin 3-1. Po ashtu, Katari është vendi i vetëm organizator që ka humbur më shumë se një ndeshje në fazën e grupeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani