Rritet lehtë buxheti për arsimin, fondet shtesë do të shkojnë për pagat e pedagogëve dhe degët parësore

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 12:19 | Sociale
Rritet lehtë buxheti për arsimin, fondet shtesë do të

Arsimi do të ketë më shumë para në dispozicion vitin e ardhshëm. Buxheti i sektorit edukativ, fondi që qeveria qendrore ndan çdo vit, pritet të rritet në 47,2 miliardë lekë nga 45,7 miliardë që ishte këtë vit.

Rritje do të ketë edhe buxheti për arsimin e lartë, i cili do të zgjerohet në 11,6 miliardë lekë nga 11 miliardë që është aktualisht.

Qeveria parashikon që me këto para të rriten pagat e personelit akademik, të mbështeten degët parësore, të jepen bursa, të investohet në laboratorë e kampuse universitare.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, buxheti për arsimin vitin e ardhshëm arrin në 3,33%, ndjeshëm më pak se objektivi prej 5% që qeveria ka shpallur vite më parë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi