Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Sherri në Lezhë, policia: 37-vjeçari kosovar tentoi të shtypë me makinë dy punonjësit e karburantit

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 17:34 | Kronikë
Sherri në Lezhë, policia: 37-vjeçari kosovar tentoi të

Autoritetet në Lezhë kanë arritur të zbardhin ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë një pike karburanti, ku u përfshinë dy punonjësit e saj dhe një shtetas kosovar që mori lëndime të rënda.

Në sqarimin e policisë për ngjarjen bëhet me dije se 37-vjeçari kosovar ka nisur konfliktin pas debateve për motive të dobëta me dy punonjësit, madje duke tentuar t’i shtypë më automjetin e tij.

Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar.

Pas këtij momenti sherri mes të treve ka vijuar, me dy punonjësit e karburantit që kanë goditur me mjete të forta shtetasin nga Kosova.

Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq uniformat blu bëjnë me dije se të tre personave të përfshirë në këtë ngjarje u është komunikuar masa e arrestit në flagrancë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

- M. M. 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Shkatërrim prone".

- N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim".

Njoftimi i policisë
https://a2news.com/2023/08/05/shqiptari-i-kosoves-behet-per-spital-ne-lezhe-dhunohet-nga-punonjesit-e-nje-karburanti/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu