Shpopullimi i vendit, Kisha Katolike apel klasës politike: Kujt po ia lini këtë tokë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 15:41 | Sociale
Shpopullimi i vendit, Kisha Katolike apel klasës politike: Kujt po ia lini

Fenomeni i shpopullimit të vendit kryesisht nga të rinjtë dhe mosha e aftë për punë, ka detyruar të mbajë një qëndrim edhe konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike Shqiptare. Vetë presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Angelo Masafra, deklaroi se e ndiente si detyrë të mos heshte më përballë kësaj situate të rëndë.

“Duke vlerësuar situatën e rëndë në të cilën ndodhemi kemi vendosur të mos heshtim duke ngritur zërin tonë që të dëgjohet nga organet shtetërore dhe nga populli ynë”, deklaroi president i KISH, Imzot Angelo Massafra.

Përveç thirrjes drejtuar ndërgjegjes së njerëzve që largohen, imzot Masafra nëpërmjet këtij akti denoncimi i drejtohet kryesisht klasës politike për ta trajtuar me seriozitet këtë fenomen.

“Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që migrojnë kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi në demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të qytetarëve tanë”, theksoi imzot Massafra.

“Dashuria e popullit për atdheun duhet të jetë e pakushtëzuar dhe e sinqertë”, përfundon reagimi i Konferencës Ipeshkvnore për fenomenin e shpopullimit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024