Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë ditën e sotme Greqinë, ku do të marrë pjesë në darkën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Lajmi u dha nga gazeta e përditshme To Vima, e cila citon disa burime qeveritare.
Sipas gazetës, lajmi për vizitën e Zelenskyt në Athinë nuk u dha më herët nga autoritetet thjesht për motive sigurie.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thirrur në një takim informal në datën 21 gusht liderët e Ballkanit Perëndimor, por ftesa për Shqipërinë nuk i ka shkuar kryeministrit Edi Rama.
Zyrtarisht pala greke i ka përcjellë ftesë presidentit Bajram Begaj për të përfaqësuar Shqipërinë. Por në Athinë nuk do të shkojë as presidenti ynë i Republikës. Darka greke vjen përpara takimit të radhës te vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së në kuadër të procesit të Berlinit, takim i cili do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.
Por marrëdhënia Shqipëri-Greqi duket të ketë hyrë në epokën e akullnajave dhe shkak për këtë duket të jetë Alfred Bejleri, kryebashkiaku i Himarës i zgjedhur nga qelia. Arrestimi dhe moslejimi i betimit të tij ka bërë që grekët të çojnë zemërimin deri në Bruksel.
Më herët, presidenti Zelensky shkroi në rrjetet sociale se Ukraina shumë shpejtë do të marrë avionët luftarakë F-16 që sipas tij do të sjellin ndryshim në shesh-betejë.
“Pilotët tanë tashmë kanë nisur stërvitjen në Danimarkë dhe shumë shpejt 19 avionë F-16 do të jenë në dispozicionin tonë”, shkruan Zelensky. (A2 Televizion)