14 pas hekurave për inceneratorin e Tiranës, Imeraj: SPAK po merr kohë për të vijuar hetimet

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 21:40 | Aktualitet

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj e pyetur në emisionin “Debat” në A2CNN, nëse kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mund të jetë përgjegjës për dosjen e inceneratorit të kryeqytetit ashtu si vartësit e tij, të cilët SPAK i dërgoi pas hekurave këtë të djelë, u shpreh se hetimet nga ana e Prokurorisë së Posaçme do të vijojnë.

Kjo duhet parë në aspektin se çfarë veprimesh konkrete i janë atribuuar secilit prej personave të hetuar si të dyshuar që kanë kryer një vepër, dhe nëse këta individë kanë lidhje direkte me kryetarin e bashkisë. Në çdo vepër penale ka një zinxhir dhe është lidhje shkak-pasojë. Në këtë kuadrat ku jemi ende në hetim dhe këta individë kanë një të caktuar, e zëmë prsh Alqi Bllako që dyshohet se ka kryer këto veprime. E parë në këtë kuadrat ne nuk mund të gjykojmë akoma nëse këto veprime kanë lidhje të drejtpërdrejtë më kryetarin e bashkisë.

Prokuroria e Posaçme në argumentimin që i ka bërë gjykata pranimit të kërkesës, ka ngritur një logjikë se si është prezantuar fakti penal dhe cilat janë provat që ekziston ky fakt penal. Duke marrë për bazë edhe ato që Belindi thotë unë do parapëlqeja të mendoja që SPAK i ka dhënë kohë vetes të kryejë hetimet. E parë në rangun e një hetimi Prokuroria ka treguar se po kryen hetime, qoftë edhe nëse nuk jemi totalisht të kënaqur për rezultatin. Askush nuk mund të thotë dot sot se kjo çështje është e mbyllur. Askush nuk mund të thotë dot sot se këta individë të cilët janë akuzuar, dyshuar dhe dërguar për gjykim janë të vetmit personazhe që dyshohet se mund të kenë kryer këtë aferë të madhe.

A2 CNN Livestream

A2 Sport