Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Bllokohen disa akse në Kukës, bora shkakton problem në qarkullim

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 18:19 | Aktualitet

Bllokohen disa akse në Kukës, bora shkakton problem në qarkullim

Vijojnë me intensitet reshjet e borës në qarkun e Kukësit, të cilat kanë nisur prej mëngjesit të ditës së shtunë.

Për këtë arsye Drejtoria e Policisë në këtë qark ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t'ju ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e automjeteve.

Aktualisht akset rrugore në njësitë administrative Arrën, Kalis dhe Zapod, janë të bllokuara teksa Rruga e Kombit dhe akset e tjera rrugore  janë të kalueshme.

Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës

A2 CNN Livestream

Dita jonë