Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Borë në Prrenjas-Pogradec, nuk lejohen mjetet pa zinxhirë në Qafë Thanë

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 16:37 | Aktualitet

Reshjet e dendura të borës kanë përfshirë dhe zonën e Qafë Thanës, në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec.

Situata më e vështirë paraqitet në zonën e Rrajcës, kur nis dhe ngjitja për në Qafë Thanë, pasi reshjet vijojnë ende me intensitet.

Policia ka dalë në terren dhe nuk lejon drejtuesit e mjeteve pa zinxhirë që të nisin ngjitjen pasi mund të bllokohen dhe do të shkaktojnë probleme dhe për të tjerët.

Ndërkohë, që edhe tregtarët kanë nisur të abuzojnë nisur nga situata e krijuar duke rritur ndjeshëm çmimet e mjeteve dimërore që përdoren nga makinat në këto raste emergjente.

Nëse në kushte normale një palë zinxhirë gomash kushtojnë 30-40 mijë lek te vjetra ditën e sotme drejtuesit e mjeteve që kanë dashur të mos kalojne naten në ngjitje të Qafë Thanës kanë qenë të detyruar 100 mije lek te vjetra.

Ndërkohë drejtues të mjeteve në këtë aks rrugor bëjnë me dije e gjithë rruga e cila të çon nga Qafë Thana drejt Përrenjasit është totalisht e bllokuar

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu