Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 44%
  • Tre herë në javë 19%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 33%

Aksident i rëndë në Lushnje, “Volkswagen” bie në kanal, shoferi bllokohet brenda në makinë

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 21:24 | Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Lushnje, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë. Mësohet se E. A., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shoferi ka mbetur i bllokuar për disa minuta në makinë dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Ai është dërguar me urgjencë në spital nga ku po merr ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi