Zelensky flet me Ramën: E falënderova për mbështetjen që Shqipëria po i jep Ukrainës

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 15:40 | Aktualitet

Zelensky flet me Ramën: E falënderova për mbështetjen

Presidenti i Ukrainës ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Detajet e bisedës mes dy liderëve i ka bërë të ditutra presidenti ukrains me anë të një postimi në platformën "X".

Siç shprehet Zelensky, ai e falenderoi homologun shqiptar për qëndrimin e mbajtur deri më tani nga Shqipëria si në Këshillin e Sigurimit në OKB, por edhe në nivel politik dhe atë të mbrojtjes.

Rama dhe Zelensky diskutuan po ashtu edhe rreth mënyrave me atë të të cilave mund të thellohen më tej, marrëdhëniet Ukrainë-Ballkan. 

Volodymyr Zelensky në platformën "X"

“Fola me kryeministrin Edi Rama, për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të mbajtur nga Shqipëria ndaj agresionit rus kundër Ukrainës dhe për mbështetjen e dhënë vendit tonë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, si dhe për mbështetjen politike dhe atë të Mbrojtjes.

Përfaqësuesja shqiptare mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë.

Diskutuam gjithashtu rreth mënyrave për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të çuar përpara bashkëpunimin tonë në mbrojtje. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëma

A2 CNN Livestream

Latest Videos