Parashikimi meteorologjik njofton për erëra të forta dhe dallgë deri në 3,5 metra që do të bëjnë që dallgëzimi të shkoje deri në 8 ballë, ka detyruar kapitenerinë e Portit të Vlorës të anulojë të gjitha lundrimet, gjate ditës së enjte.
Përveç mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit, kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se do të pezullohen edhe lundrimet e linjave ndërkombëtare të anijeve të pasagjerëve dhe transportit të mallrave. Situata me mot të paqëndrueshëm pritet të mbizotërojë deri në mëngjesin e së premtes. (A2 Televizion)