Dosja "Partizani", Berisha shkon në SPAK më 23 janar, Malltezi dy ditë më pas

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 13:36 | Aktualitet

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 24 janar për shqyrtimin e ankimit të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha kundër masës së sigurisë "arrest në shtëpi", që qëndron në fuqi prej 20 ditësh.

Në të njëjtën çështje gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë edhe ankimin kundër vendimit që refuzoi përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë është vendosur që të shtyhet marrja në pyetje nga SPAK e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, që ishte planifikuar të zhvillohej sot dhe nesër.

Si i dyshuar në kuadër të hetimeve për dosjen "Partizani", Sali Berisha do të merret në pyetje më 23 janar, ndërsa dy ditë më pas SPAK do të pyesë edhe Jamarbër Malltezin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos