Avokatët u kërkojnë prokurorëve të SPAK të lejojë Berishën në seancat plenare

Nga Armand Bajrami
16 Janar 2024, 10:54 | Aktualitet

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

Kërkesa është bërë dje ditën e hënë 15 janar, ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo kërkesën, e cila është nisur me postë.

Kërkesa është argumentuar me faktin se Sali Berisha prezumohet i pafajshëm, se ka të drejtë të marrë pjesë në seancat plenare, por edhe detyrim karshi zgjedhësve të tij.

Sipas avokatëve mbrojtës, nëse SPAK vlerëson se ka rrezik largimi, atëherë mund ta shoqërojë policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos