Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Ankimi i Berishës për masën e sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 10:02 | Aktualitet

Ankimi i Berishës për masën e sigurisë do të shqyrtohet

Gjykata e Posaçme regjistron ankimin e Berishës për zëvendësimin e masës së sigurisë. Shorti ka përzgjedhur gjyqtaren Ilirjana Olldashi për shqyrtimin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar”, thuhe tnë njoftim.

Vendimi është ankimuar nga avokatët e Berishës. Në të njëjtin ankim është edhe vendimi tjetër i Gjykatës së Shkallës së Parë, që refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse, për të përjashtuar nga procesi gjyqtaren Irena Gjoka.

Ndërkohë që një ditë më parë avokatët e ish-kryeministrit, në një kërkesë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, kanë kërkuar leje për lejimin e deputetit Sali Berisha që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli