80-vjetori i Çlirimit, ngrihet Komision Shtetëror për organizimin e festimeve

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 13:07 | Aktualitet

Pas mbledhjes së qeverisë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli edhe për vendimin e marrë sot për ngritjen e një komisioni shtetëror të drejtuar prej tij për festimet e 80-vjetorit të çlirimit të vendit. Sipas tij, eventet e ndryshme, synojnë të nxisë atdhedashurinë te brezat e rinj.

“Sot Këshilli i Ministrave ka marrë projektvendimin për shpalljen e vitit mbarëkombëtar për festimet për 80-vjetorin e çlirimit të vendit e ngritjen e komisionit për organizimin e festimeve gjithëvjetore për 80-vjetorin e çlirimit. Drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes dhe ka në përbërje disa ministra dhe drejtues të disa institucione si drejtoria e arkivave, Biblioteka Kombëtare dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, organizata e veteranëve dhe familjet e dëshmorëve. Nuk do të jetë vetëm për 29 Nëntorin, por do të jetë përgjatë gjithë vitit jo vetëm evente festive, por edhe shkencore, të ndryshme që synojnë të nxisin atdhedashurinë për atdheun te brezat e rinj. Do të jetë një vit që integron shumë organizata”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos