Përmbytje në veri të vendit, Bytyçi në emergjencë, evakuohen banorët

Nga Ervin Mehmeti
19 Janar 2024, 12:11 | Aktualitet

Reshjet që kanë pushtuar që ditën e djeshme zonat veriore të vendit, kanë shkaktuar problematika kryesisht në zonat rurale në bashkinë e Tropojës.

Më problematike nga shirat me intensitet paraqitet situata në njësinë administrative të Bytyçit, ku ka pasur vërshime të lumenjve dhe rritje të nivelit të rezervuarve mbi kapacitet mbajtëse, ç’ka ka detyruar autoritetet të evakuojnë edhe banorët.

Reshjet në zonat veriore të vendit do të rikthehen sërish mesnatën e së premtes, por fatmirësisht do të jenë në formën e dëborës dhe temperaturat për ditët në vijim, do të jenë nën zero. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos