Balla nga Berati: Duhet ta konsolidojmë Paketën e Sigurisë në Shkolla

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 08:32 | Aktualitet

Balla nga Berati: Duhet ta konsolidojmë Paketën e Sigurisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim në shkollën e Mesme Artistike “Ajet Xhindole” në Berat, ku u interesua rreth zbatimit të “paketës së sigurisë në shkolla” dhe rezultateve të arritura. Në bashkëbisedimin që pati me stafin drejtues të shkollës dhe një përfaqësi të nxënësve, ishin të pranishëm edhe drejtues të pushtetit vendor dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Ministri Balla theksoi se paketa e sigurisë në shkolla, mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm i punës së Policisë së Shtetit dhe që ka nevojë të konsolidohet më tej, duke përfshirë edhe problematikat e dala nga fenomeni i krimit online, që po shfaqet përmes formash nga më të ndryshmet.

“Paketën e sigurisë në shkolla duhet ta konsolidojmë sepse gjithmonë dalin gjëra të reja. Kur e filluam paketën, nuk e kishim menduar që një prej shqetësimeve janë krimet kibernetike, apo online, të cilat janë shqetësim edhe për familjet, mësuesit etj”, tha ai në lidhje me këtë fenomen.

Duke vlerësuar punën e bërë nga DVP Berat për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla, ministri Balla u shpreh se ajo mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm. Më tej, duke folur në lidhje me gjendjen e rendit dhe sigurisë në qark dhe mbi parametrat dhe rezultatet e arritura, Balla tha se Berati nuk është më qyteti i dhjetë viteve më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos