Balla në analizën e policisë në Vlorë: Jemi afër zbulimit të vrasësve me snajper të Gëzim Sinomatit

Nga Jerola Ziaj
19 Janar 2024, 12:34 | Aktualitet

Taulant Balla, ministër i Mrendshëm, ishte prezent sot në Vlorë, së bashku me drejtuesin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në analizën vjetore të policisë së Vlorës për vitin 2023.

Balla në komunikimin për media thotë se viti që lamë pas ishte mjaft i mirë në shifra për policinë e Vlorës, teksa i ka kërkuar kësaj të fundit që për 2024 të konkretizojë rezultatet e hetimeve dhe aksioneve që ka nisur.

Balla flet edhe në lidhje me ngjarjen e rëndë të 7 janarit, vrasjen me snajper të Gëzim Sinomatit. Ministri i Brendshëm thotë se në saj të hetimit, janë afër për zbardhjen e ngjarjes, evidentimit dhe arrestimit të autorëve.

I pyetur në lidhje me efekshmërinë e kontrolleve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA-s, të cilat prej 11 ditësh vazhdojnë të qëndrojnë në Vlorë, teksa në po kaq ditë veç 3 të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe kultivim lëndësh narkotike, Balla thotë se motivi i kontrolleve nuk është veç zbulimi i autorëve të ngjarjes, por goditja në disa fronte e krimit.

Në fjalën e tij, Balla ka folur edhe në lidhje me pritshmëritë për 2024, si dhe fokusin e punës së policisë së shtetit, si dhe sfidat që i presin (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos