Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

Shqipëria “pushtohet” nga reshjet e shiut dhe borës

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 09:24 | Aktualitet

Shqipëria “pushtohet” nga reshjet e shiut dhe borës

Qarku i Kukësit është zgjuar mëngjesin e së shtunës i mbuluar nga dëbora. Bëhet e ditur reshjet e dendura të borës kanë rënë gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende.

Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15-30 cm.

Sipas informacioneve, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe  Has nuk raportohen problematika. Ndërkohë, qyteti i Kukësit dhe Njësia Administrative Zapod janë duke u furnizuar me energji elektrike në mënyrë të pjesshme

Ndërsa, në qytetin e Krumës dhe atë të Bajram Currit nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. E gjithë pjesa tjetër e Qarkut ka mbetur aktualisht në terr. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Në rrugën e Kombit ka reshje dëbore por segmenti qarkullohet normalisht. Edhe në juglindje ka nisur dëbora, për momentin në Qafë Thanë, Pogradec, Qafë Plloçë. Parashikohet që rreth orës 14.00 të përfshihet i gjithë qarku Korçë.

Ndërsa, në qarkun e Elbasanit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar gjatë natës. Situata ne qark paraqitet pa shume problematika dhe akset rrugore nacionale janë të gjitha të hapura.

Ne aksin rrugor nacional Librazhd-Steblevë, në Steblevë kanë filluar reshjet e borës, por rruga është e kalueshme. Edhe prurjet e lumenjve dhe përrenjve janë mesatare dhe nuk paraqesin probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar

-Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim.

-Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë.

-Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

-Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje.

-Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

-Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu