Dëshironi të punoni në Aeroportin e Vlorës? Albcontrol nis rekrutimet për stafin, kriteret që duhet të plotësoni

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 14:28 | Aktualitet

Dëshironi të punoni në Aeroportin e Vlorës? Albcontrol nis

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe të hyjë në operim vitin e ardhshëm ka shtruar nevojën për përgatitjen e stafit të nevojshëm edhe nga kompanitë shtetërore të lidhura me aviacionin.

Sot, Albcontol njoftoi për plotësimin e vendeve me 6 inxhinierë, 7 specialistë ARO dhe 7 vrojtues  METEO  ku si kushte kryesore është diploma e nivelit të parë në shkenca inxhinierike, inxhinieri elektronike, telekomunikacioni, shkenca kompjuterike, TIK, informatikë, Matematikë, Fizikë, dhe Shkenca natyrore po kështu si kusht i dytë gjuha angleze. Rekrutimet do të mbeten të hapura deri në fund të këtij muaji.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi