Moti i keq, disa fshatra të thella malore të Kukësit pa energji elektrike

Nga Ervin Mehmeti
9 Janar 2024, 13:26 | Aktualitet

Moti i keq, disa fshatra të thella malore të Kukësit pa energji

Disa fshatra të thella malore të Kukësit kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë me erëra të forta e reshje bore, duke nxjerrë jashtë pune disa linja të transmetimit të energjisë, por edhe shtylla elektrike.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka patur edhe në fshatin Kolesjan. Banorët thonë se ndërprerjet vijnë  për shkak të rrjetit të amortizuar i ndërtuar që në vitet para 90-ta. Moti i keq me ulje të temperaturave ka sjellë edhe vështirësi për  drejtuesit e mjeteve për shkak të borës dhe ngricave në rrugë duke detyruar kthimin e tyre nga rruga.

Edhe banorët kanë patur vështirësi edhe për të lëvizur në këmbë brenda fshatit pasi sipas tyre rruga është malore dhe e paasfaltuar. Rënia e temperaturave përgjatë 24 orëve të fundit është shoqëruar me reshje dëbore në zonat e thella malore mbi 700 m dhe stuhi në Kukës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos