Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Reshjet e dendura në Mashkullorë, bllokohen në borë dy fuoristrada me 18 pasagjerë

Nga Artin Halili
8 Janar 2024, 17:39 | Aktualitet

Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës një ditë më parë ka bllokuar dy mjete xhipa të cilët kanë tentuar të kalonin në zonë për të shkuar në Korçë.

Njëri nga xhipat kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një kanal duke u bllokuar. Brenda tij kanë qenë një familje prej 5 anëtarësh të cilët ja dolën të dalin nga mjeti pa u lënduar.

Ndërsa xhipi i dytë që udhëtonin 13 persona të tjerë ka arritur që me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshat, Panarit.

Ndërkohë që edhe borëpastruesja, e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë u bllokua në zonë nga bora dhe stuhia e erës. Vetëm ditën e sotme me 2 borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i mejtit xhip dhe borëpastruese të bllokuara dje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli