Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Qeveria merr vendimin: Aeroporti i ri nuk do të ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër

Nga Marjo Brakaj
8 Janar 2024, 14:10 | Aktualitet

Qeveria merr vendimin: Aeroporti i ri nuk do të ndërtohet në

Pas dështimit të garave disa herë për të ndërtuar aeroportin e Sarandës, qeveria ka ndryshuar vendndodhjen e aeroportit të katërt që do të ketë vendi. Aeroporti do të ndërtohet në Gjirokastër dhe jo në Sarandë.

“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër,  infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe t'i shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ndërkohë, brenda vitit 2025 pritet të nisin fluturimet nga aeroporti i Vlorës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani