Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Zgjerimi i Tiranë-Durrës, Balluku: Do bëhet me katër korsi, ja ç’do të ndodhë me bizneset dhe shpronësimet

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 12:05 | Aktualitet

Zgjerimi i Tiranë-Durrës, Balluku: Do bëhet me katër korsi,

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në konferencën për analizën vjetore të ministrisë që drejton, është shprehur se autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga një korsi, si edhe do të shtohet korsia e emergjencës.

Ajo u shpreh se nuk do të preken rrugët dytësore dhe bizneset, duke shtuar se shpronësimet s’do të jenë masive. Zv.kryeministrja deklaroi se zonat që preken janë ato që afrohen më shumë me shtratin e rrugës.

“Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës do të marrë nga një korsi secila anë, do të ketë një korsi të plotë secila ana, plus korsinë e emergjencës. Nga studimet që kemi bërë nuk preken rrugën dytësore dhe bizneset, nuk do të ketë shpronësime masive. Mund të ketë disa zona ku afron më shumë me shtratin e rrugës ku do të jetë e nevojshme, por është parashikuar një zgjerim, do të kthehet me 3 korsi të plota, plus korsinë e emergjencës. Tiranë-Durrës është një nga akset më të rëndësishme, por në të ardhmen përdorimi i tij do të jetë më i paktë”, tha në lidhje me këtë çështje, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli