Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

I gjendet kanabis në konvikt 17-vjeçares nga Gjirokastra, do ua shiste nxënëseve të tjera

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 14:05 | Aktualitet

I gjendet kanabis në konvikt 17-vjeçares nga Gjirokastra, do ua

Një rast i pazakontë është zbuluar në një konvikt në Gjirokastër.

Një 17-vjeçareje i është gjetur kanabis në dhomë, të cilën e mbante me qëllim për t’ia shitur nxënësve të tjera.

Për pasojë, 17-vjeçarja ka rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit, asaj iu gjetën në çantë kanabis në trajtë çokollate, teksa iu sekuestruan 3 celularë.

"Gjirokastër/Angazhim maksimal i Policisë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli” dhe të Paketës për Sigurinë në shkolla dhe në ambientet e lidhura me to, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale, në këto ambiente. Mbante në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar, lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse, arrestohet në flagrancë 17-vjeçarja.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike në këtë trajtë dhe 3 celularë. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, me objektiv kryesor parandalimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e frekuentuara nga të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Gjirokastër dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, goditën një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u arrestua në flagrancë një 17-vjeçare.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle në ambientet e konviktit ku ishte akomoduar 17-vjeçarja, ku gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, që posedohej nga kjo shtetase me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse. Në vijim, lënda narkotike u sekuestrua nga shërbimet, në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë. Veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton Policia. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi