Spitali Rajonal i Shkodrës gjatë këtij viti ka njoftuar ndalimin e kryerjes së vizitave, kontrolleve dhe diagnostikimeve të pacientëve, pasi do t’i shërbejë vetëm personave që kanë nevojë për hospitalizim.
Vendimi është bërë i ditur nga vetë drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, sipas të cilit qytetarët duhet t’i drejtohen për diagnostikim të problemeve që kanë pranë Poliklinikës së Specialiteteve, shkruan A2 CNN.
Në këtë mënyrë synohet të ulet ngarkesa e panevojshme për mjekët e spitalit, si dhe të rritet cilësia për personat që kanë nevojë për trajtim të specializuar për sëmundjet që kanë. Spitali Rajonal i Shkodrës është më i madhi në veriun e Shqipërisë dhe përballon edhe urgjencat e gjithë zonës së veriut. (A2 Televizion)