Dosja “Gërdeci 1”, dëshmon ish-drejtori në Ministrinë e Mbrojtjes

Nga Armand Bajrami
24 Janar 2024, 12:56 | Aktualitet
Dosja “Gërdeci 1”, dëshmon ish-drejtori në

Shkëlzen Madani, ish-drejtor i shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, dëshmoi sot në gjyqin ndaj Fatmir Mediut në GJKKO, si i bashkëpandehur në dosjen "Gërdeci 1".

Sipas Madanit, Gërdeci është përcaktuar nga palët, ndërsa shpenzimet e transportit janë mbuluar nga kompania private.

“Në lidhje me shkresën që kishte shënimin për Shkëlzen Berishën, ia kam kaluar drejtorisë juridike, pasi nuk ishte për mua”, është shprehur ndër të tjera ai.

Seanca e radhës do të mbahet më 7 shkurt, ora 09:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos