Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

“E pyetën ku ka punuar pas vitit 1995”, Gjokutaj tregon në A2CNN ç'ndodhi me Berishën për 90 minuta në SPAK

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 21:20 | Aktualitet

Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj ka rrëfyer në studion e Debatit në A2 CNN detajet dhe të pathënat e seancës së sotme në SPAK, ku u mor në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Gjokutajt, sot ra alibia që Berisha nuk shkon në SPAK, duke dokumentuar respektin e tij ndaj ligjit.

“Shoqërimi ishte shumë korrekt Berisha për arsye sigurie lëvizi me mjetin e tij. E vërteta nga ne ka qenë që asnjë nga ne avokatët nuk ishte atë ditë kjo ishte arsyeja pse ne kërkuam që të shtyhej.  Ata nuk e prisnin prezencën e zotit Berisha, prezenca e zotit Berisha është dokument i gjallë i respektit të tij ndaj ligjit dhe rënie e alibisë që ai i shmanget drejtësisë. Rasti i Berishës është sui generis”.

I pyetur se çfarë ndodhi ato 90 minuta në sallën e SPAK, Gjokutaj shprehet se prokurorët i gjeti të papërgatitur në marrjen në pyetje ndaj Berishës.

“Atje ishte një zyrë shumë e vogël. Më vjen keq që gjeta një SPAK të papërgatitur për pyetjet. Ata nuk kishin pyetje. Një nga pyetjet ishte; ku keni punuar zoti Berisha pas vitit 1995? Berisha i denoncoi prokurorët aty në zyrë, denoncoi procesin ndaj tij, ju shpjegoi shkeljet edhe për masën e sigurimit me një etikë ekstreme”.

Gjokutaj theksoi se nuk ishin 90 minuta marrje në pyetje në sallën e SPAK, por kishte shumë debat e përplasje.

“Berisha bëri ekspozenë e vet pavarësisht procedurës, ata donin ta ndërprisnin, t’i thoshin që këtu nuk jeni në miting, por Berisha me një tis humori u thotë; mos me thoni qe nuk ua thashë. Hymë në SPAK por 90 minuta nuk ishte pyetje. Pas përplasjeve procedurale ata bënë 3- 4 pyetje, po kishte debat shumë për argumentimin e pyetjes dhe mënyrën sesi Berisha përgjigjej, në fund Berisha dorëzoi një material në lidhje me ato elementë të paqenë në akuzën e ngritur në regjistrimin e procedimit ndaj tij”.

Ai tregoi se Berisha u kërkoi llogari prokurorëve të SPA, që pse nuk përmendin kryeministrin Rama në çështjen “Partizani”, pasi sipas tij ai është strumbullari.

“Zoti Berisha në të drejtën e tij ju kërkoi llogari, u tha që pse nuk e përmendni  Ramen në këtë hetim kur ai është strumbullari i Partizanit? Ka dhënë leje ndërtimi dhe është gjobitur nga gjykata. Cfarë keni dëgjuar në dalje të gjykatës, e gjitha është biseduar në atë zyrë”.

I pyetur nëse Berisha ka intimiduar prokurorët, Gjokutaj u përgjigj: Berisha nuk i intimidoi prokurorët, Berisha kërkon të drejtën e tij. Intimidimi nuk bëhet në rrugë institucionale në zyrë. Berisha ishte në pozitë  avantazhuese se u tregoi me zë e figurë që; nuk jam si që më keni përshkruar për 3 muaj që të kem frikë të përballem, për të cilën është marrë edhe masa. Se ai nuk paraqitet. Berisha nuk mban qëndrim ndaj organit ligjvënës, por ndaj shkeljes skandaloze të kushtetutës. Berisha është në pozitë të pabarabartë me ta se këtu është kapur kuvendi”.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu