“Do shkoj sa herë të më thërrasin”, Berisha: Prokurorët, u përmbajtja që të mos i fyeja

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 12:22 | Politikë

Sali Berisha deklaroi në ambientet e jashtme të SPAK se do të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij sa herë që prokurorët ta thërrasin.

Ish-kryeministri zbuloi para gazetarëve disa nga pyetjet që iu bënë nga prokurorët e SPAK, duke i cilësuara ato si mediokre dhe të përgatitura në zyrat e Edi Ramës.

“Nuk e mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit? Një trillim i mirëfilltë i tyre se ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre. Ai kontroll është ushtruar sepse gjenerali për një arsye apo një tjetër, mbante peng sendin e blerë nga pronarët. Privatizimi kishte përfunduar dhe me muaj të tëra, ai objekt shfrytëzohej në mënyrë mafioze nga Paro Laçët dhe ata që paguante Paro Laçi. Edhe njëherë qartësoj se qëndrimet e gjeneral Qirjazit nuk kishin asnjë lidhje, sepse procesi i privatizimit kishte përfunduar 14 muaj më përpara. Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë. U përmbajta që të mos i fyeja”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos