Krasniqi: PS dhe një nga aktorët e opozitës nuk e duan reformën zgjedhore

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 20:57 | Politikë

Krasniqi: PS dhe një nga aktorët e opozitës nuk e duan

Mazhoranca nuk ka interes për reformën zgjedhore, pasi është komode në pozitën ku ndodhet dhe presioni publik dhe ndërkombëtar është i vogël. Kështu u shpreh analisti Afrim Krasniqi në studion e Debatit në A2 CNN, sipas të cilit kjo reformë është e detyrueshme për dy arsye.

“Interesi i palëve politike nuk është për reformë, përfshirë PS dhe një nga aktorët e opozitës, por Shqipëria e ka për detyrë për të bërë reformë se ka 2 vendime kushtetuese dhe ka detyrime ndërkombëtare në kuadër të procesit të integrimit. Është e detyruar të bëjë reformë”.  

Sipas tij parlamenti ka dështuar të ofrojë zgjidhje dhe bashkëpunimi politik është i rëndësishëm për këtë reformë.

“Nëse vërtet duhet të ketë reformë duhet të  bashkëpunim politik, nëse do ketë ndryshime të vogla kozmetike siç ka ndodh tradicionalisht atëherë duhet vetëm kalkulimi kush siguron 84 që mazhoranca i siguron lehtë. Këtu bëhet fjalë për një krizë politike dhe përfaqësimi i parlamentit ka dështuar të ofrojë zgjidhje. Parlamenti është për të zgjidhur problemet që ka Shqipëria dhe një është kjo. Nëse ka dialog me kryetarëve të grupeve parlamentare mosmarrëveshjet zgjidhen për 5 minuta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos