Samit në Tiranë për Ukrainën! Rama: I pranishëm do të jetë dhe Zelensky

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 14:11 | Politikë
Samit në Tiranë për Ukrainën! Rama: I pranishëm do
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Tiranë do të mbahet një samit që në fokus do të ketë Ukrainën. Në fjalën e tij për mediat, nga Shkupi po mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se i pranishëm në këtë samit do të jetë edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy.

“Do përgatisim samit në Tiranë për Ukrainën në mbështetje të saj! Do kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Në atë hark kohor të kemi takimi tjetër me liderët e rajonit me përfaqësuesit e sotëm. Bilanc të këtij muaji nga sot deri në fund të shkurtit”, tha Rama.

Në përfundim të takimit, Rama foli për një atmosferë pozitive, ku fokus kanë qenë punë konkrete, me qëllim që Ballkani Perëndimor të përftojë sa më shumë fonde nga 6 miliardë euro që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion. Rama theksoi se në këtë proces problematikat mes vendeve, rasti Kosovë-Serbi do duhen anashkaluar në të kundërtën. “Çdo vend që do bllokojë tjetrin në proces do bllokojë veten”, përfundoi kryeministri.

“Atmosferë pozitive. U fol për punë konkrete. Për temat e sfidës së madhe që është përfitimi me sukses i gjithë rajonit nga plani i rri i rritjes së BE-së dhe mundësia e integrimit në tregun e përbashkët.

Është e qartë, iu bë e qartë dje dhe sot nga BE-ja dhe SHBA-ja se në këtë proces nuk ka asnjë hapësirë dhe asnjë dëshirë për të dëgjuar çështje të natyrës politike e bilaterale. Çdo vend që do të bllokojë tjetrin në proces do bllokojë veten”, tha Rama.

Ndalur te Ballkani i Hapur ose Procesi i Berlinit, Rama tha se është mjaft i rëndësishëm ”integrimi brenda për brenda rajonit”, duke vënë theksin “se nuk duhet humbur kohë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos